Pas daljes nga Big Brother, Arditi është shprehur i zhgënjyer nga miqësia që pati me Fifin. Madje ka qenë pikërisht zgjedhja e Fofit, një nga faktorët që ndikoi që ai të dilte jashtë, pasi përballë Arditit zgjodhi që çonte në nominim një konkurent të fortë si Donaldi. Arditi, i ftuar sot në “Fan Club” u shpreh i zhgënjyernga Fifi. Ai tha se as nuk e kupton “justifikimim” që dha ajo.
“Jam i zhgënjyer nga Fifi. Se unë u penalizove sepse mbrojta Fifin dhe i dola kundër Semit dhe Donaldit. Kurse Fifi nuk më mbrojti. Doja të bëja një reagim të gjatë në Instagram por, do i them diçka të martën nëse më jepet mundësia në spektakël. Graniti tha “Pse nuk e ke menduar që Fifi ka dashur të të nxjerr nga shtëpia?” Dhe unë nuk doja ta besoja. Dhe përderisa e tha Graniti, dmth ai di diçka. Dhe duket se ka diçka. Por, unë nuk e hedh poshtë.”
Ndërsa Fifi, pas daljes së Arditit është shorehur e penduar për zgjedhjen që bëri duke zëvendësuar Granitin me Donaldin.
“E ndryshova me njërin prej më të fortëve në shtëpi. Unë kisha nominuar Donaldin dhe Sarën dhe mund ta kishte ndryshuar Granitin me ndonjë tjetër, jo domosdoshmërisht me njërin prej tyre. Nuk e di pse ma dha truri. Nëse e nominoja me Sarën, automatikisht Sara dilte.”-tha Fifi.
I eleminuari i së premtes në “Big Brother Vip” Ardit Çuni, veç të tjerash shprehu edhe kritika të shumta për produksionin. Sipas tij nuk është i vetmi që ka shkelur rregullat, ka pasur edhe të tjerë, por është dën uar, kurse të tjerët jo.
Sipas Arditit, ai është trajtuar ndryshe nga personazhet e tjerë të “Big Brother Vip”.
“Rregullat janë thyer minimalisht 5, 6, 7 herë nga Monika, nga Donaldi. Edhe unë jam pena lizuar, në seancë gjy qësore jam paralajmëruar vetëm unë. Kam thënë që më ka ardhur një zarf i zi. Donaldi ka thyer një nga rregullat e kontratës dhe vjen zarfi për mua. Më vjen keq që jam trajtuar ndryshe nga të tjerët. Unë që shkela do p enalizohem, ata që shkelën nuk penalizohen. Gjithashtu unë jam i vetmi që nuk kam pasur asnjë surprizë, ndërsa të tjerët nga dy tre”, tha ai.