Masa te reja shtesë jane njoftuar, për ata që udhëtojnë drejt Belgjikes, si masë për të parandaluar përhapjen e Covid-19.
“Tirana International Airport” dha njoftimin për udhëtarët shqiptarë që duan të udhëtojnë drejt Belgjikës.
Vetëm pak orë para se të mbërrijë 2021, qeveria e Belgjikës ka vendosur masa të reja për ata që udhëtojnë drejtë këtij shteti.
Bëhet me dije se të gjithë individët (përfshirë qytetarët belgë) duhet të paraqesin një provë negative PCR Sars-Cov-2 / COVID-19 maksimum 72 orë para mbërritjes në Bruksel.
Gjithashtu pasagjerëve që mbërrijnë në Belgjikë pa rezultate të vlefshme të testit negativ dhe formularit të detyrueshëm do t’u refuzohet hyrja në Belgjikë dhe do të duhet të nisen përsëri në vendin e nisjes.
Postimi i plotë nga Tirana International Airport:
Në vëmendje të pasagjerëve që udhëtojnë në Belgjikë
Në përpjekje për të kontrolluar përhapjen e pandemisë COVID-19, ju njoftojmë mbi kërkesat e fundit shtesë, të cilat janë vendosur nga autoritetet belge.
Të gjithë individët (përfshirë qytetarët belgë) duhet të paraqesin një provë negative PCR Sars-Cov-2 / COVID-19 maksimum 72 orë para mbërritjes në Bruksel.
Pasagjerëve që mbërrijnë në Belgjikë pa rezultate të vlefshme të testit negativ dhe formularit të detyrueshëm do t’u refuzohet hyrja në Belgjikë dhe do të duhet të nisen përsëri në vendin e nisjes.