Blerina Bombaj na tregon dietën Anti-Kancer

Pothuaj 30% e tumoreve, ndodhin si pasojë e kequshqyerjes dhe regjimit abuziv. Dietologia e njohur shqiptare këshillon një regjim ushqimor i cili përmbledh të gjitha ushqimet për të cilat ekzistojnë të dhënat shkencore se luajnë rol në parandalim dhe ngadalësim e kancerit. Ky regjim ushqimor, duhet të kombinohet me një stil të shëndetshëm të jetës i cili përfshin edhe aktivitetin fizik, metodat antistres dhe shëtitje në ajër ta pastër.

Konsumi i ushqimeve:

Nga zarzavatet

Çdo dite: Spinaq, panxhar + domate + speca + lloje të tjera nga zarzavatet e mësipërme. (Spinaqi të zihet dhe t’i largohet uji)

Çdo dite hudhër, qepë

3-4 herë në javë presh dhe lakër brukseli ose asparag

2 herë në javë kërpudha (shitake, porcini)

Nga brumërat: Drithëra elbi ose gruri ose tërshëra ose kuinoa e kuqe ose orizi i egër, Buke thekre të zezë

Nga mishi: 3 herë në javë peshk (salmon ose sardele ose skumber)

1 herë në javë gjoks pule ose pule deti (pula të rritura në natyrë)

3 here në jave vezë të zier të fshatit

Nga bulmeti: 2 here në ditë një gotë kos pa yndyrë, gjiza. Të preferohet qumështi i dhisë

Nga fasulet: 3-4 herë në javë fasule, qiqra ose thjerrëza në formë supe

Nga frutat: Çdo dite portokall + kivi + 1 nga llojet e tjera te frutave që shkruhen më lart

Nga farat: Çdo ditë fara lini, fara kerpi, 4-5 herë në jave fara luledielli ose kungulli, ose bajame ose arra (organike)

Nga yndyrnat: Çdo dite vaj lini, ulliri + ¼ avokado

Këshilla

Mishi i pulës dhe peshku te shoqërohen patjetër me erza si rozmarina, thimari, rigoni, hudhra, turmeriku, (turmeriku nuk duhet përdorur nga gra me kancer te gjirit që janë ne terapi me cyclophosphamide).

Sa me shumë ujë (2,5L/dite)

Çaj jeshil (2 gota në ditë) – pa sheqer

Kafe sa më pak

Sheqer fare

Alkool fare

Shembull ditor i ushqimit:

Mëngjes: pak kos shtëpie + 1 luge mjaltë cilësor + vaj lini + fara lini + elb te zier + manaferra ose boronica ose mjedër, te përziera mire, 1 çaj artemisa

Paradite: 1 lëng: boronica ose luleshtrydhe, molle jeshile, spinaq*, pak rozamrine te fresket dhe xhinxher, fara kungulli ose arra Brazili

Dreke: sallatë me spinaq, pazi, cikore dhe qepe, peshk ne furre me domate, qepe, hudhra, rigon + 1 kupë oriz të egër me fasule të kuqe ose të zeza, 1 fetë buke thekre, vaj ulliri , 1 caj artemisa

Pasdite: 1 gotë lëng panxhari, mollë jeshile, xhinxher, spinaq dhe rozmarinë të shtrydhur

Darkë: Sallatë me panxhar të zier ose lakër të bardhë, karotë, limon, vaj ulliri, fara luledielli, speca të kuq të pjekur pak dhe pak kërpudha të pjekura, 60gr ricotta + vaj lini + fara lini (të fruluar mirë), 1 kupë oriz të egër, 1 fetë buke thekre me ¼ avokado + 1 çaj

Para gjumit: 1 çaj me turmerik, kanellë, xhinxher, karafil dhe pak mjaltë cilësor