‘Ti më bën mamin më të lumtur në botë’, Blerina Bombaj krenare për të bijën
August 27, 2019 administrator
Krenaria më e madhe për një prind është fëmija. Çdo arritje, e madhe apo e vogël qoftë, në sytë e prindërve merr vlera të mëdha. Dietologia e njohur, Blerina Bombaj, së fundmi ka shprehur haptazi krenarinë që ndjen për vajzën e saj, Anastasia.
Vajza ka mbaruar klasën e katërt me rezultate të shkëlqyera. Dëftesën e saj, së bashku me shënimin e mësueses për Anastasian, Blerina i ka ndarë me ndjekësit e saj në llogarinë e Instagramit.
“Faleminderit, ti më bën mamin më të lumtur në botë, por edhe tresha po t’i kishe, unë prapë do isha mami më e lumtur në botë, sepse mbi të gjitha ti je një vajzë e mirë”, ka shkruar dietologia.