Thonë që është e lidhur me Saimirin që në Gjermani/ Gerenda bën deklaratën e fortë: Kam asin nën mëngë: Do ta marr unë për burrë Saimirin…

Generda Braçe, tashmë njëra nga finalistet e spektaklit Love Story, ka treguar emocionet që përjetoi kur mori trëndafilin nga Saimiri.

Ajo u shpreh për programin “Daily Love Story” se është e lumtur që Saimiri ka arritur të shohë vlerat e saj, përveç bukurisë. Më tej, ajo ka theksuar se nuk shikon sjelljen e konkurrentes së saj Merit, por sjelljen e Saimirit.

E prisje trëndafilin? Deri diku po, sepse siç e thashë, e kam ndjerë vërtet Saimirin në takimin e fundit. Shpresoja dhe e prisja, nuk e di, ishin pak emocione të përziera.

Çfarë do të thotë për Generdën të jetë në finale? Jam shumë e lumtur, në radhë të pare, për vlerat e mia që edhe Saimirit i kanë arritur, sepse jo vetëm bukuria vlen. Kjo më bën akoma më të lumtur.

Si e shikon Merin, konkurrenten tënde? Unë nuk shoh vajzat si konkurrente, por shoh se si sillet Saimiri me vajzat. Meri është shumë vajzë e mirë dhe jam e lumtur që jam edhe me Merin në finale. Ke një As nën mëngë që do ta përdorësh për finale? Nuk e them këtë.