Nje prej shqetesimeve me te medha tashme per kete inferksion virusal eshte se mund te infektohesh nga njerezit qe nuk kane pasur asnje simptome por qe me shume gjasa e trasmetojne njesoj virusin.
Per t`i bere balle kesaj, ushtria amerikane qe eshte e vendosur ne Korene e Jugut ka filluar te aplikoje tek njerezit nje prove qe tregon per nje nga efektet me pak te dukshme te te Covid-19.
Kjo prove nuk ka te beje me matjen e temperatures, e as duke pyetur per historine e udhetimit, tegjendjen shendetesore apo te tjera si keto.
Personeli ushtarak i vendosur ne Daegu te Korese se Jugut po kryen shume thjesht “testin e uthulles”.
Keshtu ne hyrje te nje kompleksi, rojet e sigurise ndalojne cdo vizitor dhe i ofrojne atij nje cope pambuku te zhytur ne uthull sepse bazohen tek simptoma e quajtur ‘anosmia’.
Sic kane shpjeguar edhe per rrjetet sociale , “Simptoma kryesore per 30% te pacienteve me raste te buta eshte humbja e nuhatjes(anosmia) bazuar ne studimet e fundit dhe ka rezultuar se ka qene prezente te 66% e pacienteve me covid-19.
Mungesa e nuhatjes pra është një simptomë e themeluar kohët e fundit duke qenë se mjekët zbuluan shumë raste të njerëzve që kishin vetëm këtë simptomë pa pasur ndonjë simptomë tjetër.
Kujtohet se SARS CoV-2 kur hynte në hundë ne vend qe te sulmoje mukozen sic bejne viruset e tjera, sulmon nervin nuhates dhe bllokon molekulat perkatese per aromen.
Prandaj pesidenti Keshillit Profesional te ENT thote se ne fakt ekziston nje lidhje e dukshme midis humbjes se nuhatjes dhe virusit.