Autoritetet turke kanë marrë masa të forta për udhëtarët në ditët e fundit të vitit 2020 kur fluturimet dhe udhëtimet pritet të jenë më të mëdha.
Në një njoftim për shtyp, ambasada turke njofton se për shkak të përkeqësimit të situatës, duke nisur nga 28 dhjetori do të bëhet i detyrueshëm pajisja me një test negativ për të gjithë udhëtarët që udhëtojnë me avion apo rrugë tokësore. Testi duhet të jetë kryer brenda 72 orësh.
Masat për ata që udhëtojnë në rrugë tokësore hyjnë në fuqi nga 30 dhjetori dhe zgjasin deri më 1 Mars 2021.
Gjithashtu bëhet me dije se udhëtarët që nuk janë pajisur me përgjigjen e testit, do të karantinohen për 7 ditë dhe më pas do t’i nënshtrohen tamponimit.