Një tërmet i fortë ka goditur ishujt Macquarie në jugperëndim të Oqeanit Paqësor.
Sipas EMSC forca e tërmetit ka qenë 6.9 e shkallës Rihter.
Sipas Byrojës Australiane të Meteorologjisë, epiqendra ishte afër ishullit Macquarie në Oqeanin Jugor.
Tërmeti ka pasur një thellësi fokale prej 29.3 km.
Sipas Qendrës Sizmologjike Euro-Mesdhetare (EMSC), epiqendra u raportua 1200 kilometra në jugperëndim të Dunedin, Zelanda e Re.
Pas tërmetit të fortë autoritetet kanë dhënë menjëherë alarmin për cunami. Noa.al