Një tërmet i lehtë ka goditur Shqipërinë pasditen e kësaj të diele.
Mësohet se magnituda e këtij tërmeti ishte 2.4 në shkallën Rihter sipas EMSC. Epiqendra e lëkundjeve ishte 14 kilometra larg Tiranës dhe dhe me një thellësi fokale prej 9 kilometrash nga sipërfaqja. Nuk ka raportime për dëme.
Kujtojmë pak ditë më parë, një tërmet me magnitudë 2.7 goditi pranë Tiranës, lëkundjet e të cilit u ndjenë duke shkaktuar dhe panik te banorët. Raportime të shumta kishte nga qytetarët të cilët thanë se dridhjet e tokës u ndjenë për disa momente.