Lëkundet toka në afërsi të Vlorës.
Sipas të dhënave të Qendrës Sismiologjike Euro-mesdhetare, një tërmet me magnitudë 3.8 ka rënë rreth orës 21:49, me epiqendër në zonën e Orikumit. Sipas të dhënave paraprake thellësia e tërmetit ka qenë 5 kilometra.
Ndërkohë, Instituti i Gjeoshkencave flet paraprakisht për një magnitudë 4, me thellësi 10 kilometra.