Termet i lehtë lëkund shqipërine ditën e sotme

Elbasan, 16 qershor 2025 – Një tërmet me magnitudë 2.4 ballë të shkallës Rihter është regjistruar sot në afërsi të qyteteve të Kuçovës dhe Elbasanit.

Sipas të dhënave paraprake, epiqendra e lëkundjes ndodhej rreth 8 kilometra larg Kuçovës dhe 34 kilometra nga Elbasani, në një thellësi prej 15 kilometrash në brendësi të tokës.

Lëkundjet janë ndjerë lehtë nga banorët e zonës, por nuk raportohet për dëme materiale apo persona të lënduar. Autoritetet vijojnë monitorimin e situatës.