Një 37-vjeçar është arrestuar në flagrancë këtë të mërkurë në Pikën e Kalimit Kufitar në Kapshticë.
Shtetasi M.L, i cili po kthehej nga Greqia, i ka ofruar 20 euro punonjësit të Policisë Kufitare në momentin që i ka dhënë pasaportën.
Ai ka kërkuar përshpejtimin dhe shmangien e prodecurave të kontrollit për kalimin drejt Shqipërisë, për shkak se kishte kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme drejt Greqisë.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme.