Janë të shumtë personat që vuajnë nga dhimbja në gju, i cili është shkaku i dytë më i madh i dhimbjes kronike.
Por edhe pa të, ne të gjithë vuajmë nga lëndime të lehta dhe nga lodhja herë pas here.
Këtu janë disa këshilla se si ta përdorni terapinë fizike për t’u ndjerë më mirë.
Nëse doni të largoni dhimbjen, hidhuni një sy këtyre gjashtë ushtrimeve të thjeshta për t’ju ndihmuar me dhimbjet në gju, këmbë dhe ije.
Ngritja në thembra
Për të filluar, merrni një karrige dhe qëndroni pas saj.
– Ngrini njërën këmbë
– Ngadalë ngrini thembrën e këmbës suaj derisa të qëndroni në këmbë
– Ngadalë uleni thembrën përsëri në dysheme
Përsëriteni këtë ushtrim 10-15 herë me secilën këmbë. Kjo do të forcojë këmbët tuaja dhe do të funksionojë për muskujt rreth gjurit.
Ecja në majë të gishtave
Ky është një ushtrim i thjeshtë që mund ta bëni përgjatë shtëpisë tuaj ose duke bërë punët tuaja të tjera.
Thjesht shëtisni në majë të gishtërinjve në një ritëm të shpejtë – kjo do të forcojë pulpat tuaja dhe do t’ju japë një stërvitje të vogël gishtërinjve tuaj dhe shputave të këmbëve tuaja.
Vazhdoni të ecni kështu për 5 deri 15 minuta ose derisa të lodheni.
Rrotullimi i kyçit të këmbës
Për të punuar me kyçet e dobëta duhet të veproni si më poshtë:
– Të ulur poshtë ose duke qëndruar në këmbë, ngrini njërën këmbë.
– Ngadalë rrotullojeni shputën e asaj këmbe në një lëvizje rrethore.
Përsëriteni këtë 10 herë në një rreth të brendshëm dhe 10 herë në rrethin e jashtëm për secilën këmbë.
Ushtrimi i rezistencës
Për këtë stërvitje tjetër, do t’ju nevojitet një brez, shirit rezistent, mund të jetë profesional ose jo, mjafton të jetë elastik.
– Fiksojeni shiritin rreth këmbës së shtratit ose në pjesë të tjera të mobiljeve.
– Vendosni njërën këmbë nën tjetrën, këmba poshtë duhet ta ketë pak të përthyer gjurin.
– Tërhiqeni shiritin rezistent me këmbën që keni lart, duke e përkulur shputën tuaj drejt kokës tuaj.
Përsëriteni këtë 10-15 herë me secilën këmbë. Kjo përfshin punën e muskujve të pulpës dhe muskujt e brendshëm dhe të jashtëm të kofshës.
Lojërat e shputës
Për të ushtruar këmbët tuaja, çdo ditë ju mund të luani një lojë të quajtur “kapësja”.
– Mblidhini gishtat tuaj
– Vendosni një peshqir në dysheme dhe kapeni atë me gishtat e këmbës
– Vendosni gurë të vegjël në tokë dhe përpiquni t’i vendosni ato në një shportë duke përdorur vetëm gishtat e këmbëve tuaja.
Të ecurit mbi topa tenisi
Për t’u çlodhur dhe për të trajnuar shputat e këmbëve tuaja:
– Gjeni një top tenisi ose një top me diametër të ngjashëm.
– Uluni në një karrige.
– Vendoseni këmbën në top dhe peshoni në të.
Ngadalë shtyjeni topin me shputën tuaj drejt gishtave të këmbëve dhe pastaj kthejeni prapa. Shijojeni masazhin!
Pikat kyçe për masazh
Këto lloj masazhesh në këmbë përdoren gjerësisht në mbarë botën.
Nëse pas një dite të gjatë ju keni dhimbje në këmbë, vendosni gishtat në dy pikat e treguara në figurë (në mes të gishtave 1 dhe 2, 4 dhe 5, rreth 1 cm poshtë gishtave) dhe butësisht masazhojeni atë deri në 15 minuta për relaksim të lehtë dhe të shpejtë.
Ia vlen t’i provoni këto ushtrime një përpjekje për të qëndruar të shëndetshëm dhe pa dhimbje.