U jep energji jetësore trupit, mendjes dhe shpirtit, ka efekt qetësues. Pikërisht për këtë shkak thjerrëza e kuqe është një ndër artikujt më të rëndësishëm në kuzhinë dhe konsiderohet më e shëndetshmja ndër thjerrëzat e të gjitha llojeve.
Kokrrat e saj janë të pasura me përbërës vitalë ushqyes si p.sh. me proteina, hidrokarbure dhe fibra, si edhe me vitamina dhe minerale siç janë magnezi, hekuri, zinku, folati, fosfori, kaliumi, bakri dhe vitaminat e grupit B.
Thjerrëza e kuqe është e ëmbël, artikull i lehtë i cili përtërin organizmin, posaçërisht kur është e zier me pak vaj dhe erëza.
Cilësitë shëruese të thjerrëzës së kuqe
Thjerrëza e kuqe është e lehtë, e shijshme dhe lehtë e tretshme, andaj mund ta përdorin edhe personat të cilët kanë probleme me tretjen e bishtajoreve.
Për shkak të ushqyeshmërisë, rekomandohet te këndellja pas sëmundjes. Forcon imunitetin, pastron organizmin, por ndihmon edhe në rastet e çrregullimit të mëlçisë.
Thjerrëza e kuqe është artikull posaçërisht i vlerësuar, sepse:
– ndihmon tretjen
– ndihmon kundër fryrjes dhe ngërçeve
– është laksativ natyral
– eliminon helmet nga trupi
– jep vitalitet dhe energji
– stimulon punën e zemrës
– liron enët e gjakut me çka rritet qarkullimi i gjakut
– përtërin organizmin
– ndikon pozitivisht në sistemin e imunitetit
– vepron me efektivitet në veshka dhe në sistemin urinar
– ndihmon në nxjerrjen e gëlbazës
– shton prodhimin e qumështit të nënës
– kuron dhe pastron lëkurën
– ka indeks të ulët glikemie.
Duke i pasur parasysh përparësitë e shumta shëndetësore, thjerrëza e kuqe ka dobi të shumëfishtë për shëndetin tonë andaj ia vlen ta përfshijmë në ushqimin e përditshëm.