E pasur me vitamina, minerale dhe sidomos me shumë ujë. Rukola nuk mungon kurrë në tavolinat tona pasi është një nga bimët më me shumë përfitime për trupin tonë.
Sipas legjendës më të përhapur në jug të Italisë rukola është në gjendje të rrisë dhe gjoksin femëror.
Përfitime pa fund
Por rukola, e varfër në kalori është burim i vitaminës C, e pasur me acid folik dhe e këshillueshme për gratë shtatzënë.
Për shembull rukola shton oreksin, ka shumë veti diuretike dhe është ideale për të detoksifikuar mëlçinë. Përveç këtyre rukola është mikja e madhe e kockave, ka aftësi për të stimuluar prodhimin e lëngjeve gastrit, përmirëson gjumin dhe forcon sistemin imunitar, falë mineraleve të saj.
Falë dozave të larta të vitaminës A, rukola është dhe mbrojtëse për lëkurën dhe për stomakun, ndërsa disa studime kanë gjetur se me rukola mund të shërohet dhe ulcera, por vetëm nëse konsumohet e freskët. Nutricionistët këshillojnë përdorimin jo më shumë se të 2 grushtave me rukola çdo ditë./