Mihrija Braha e shfaqi talentin që në moshë fare të re.
Vajzes nga Mitrovica i shkonte zëri, dukej mirë, andaj jo pa arsye u angazhua në shoqëri muzikore në fillim të viteve 80-të.
Vit pas viti, këngëtarja u bë edhe më e njohur, më e popullarizuar dhe gjithashtu më e lakmuar nga gjinia mashkullore.
Zemren e këngëtares bukuroshe, asaj kohe fare të re, arriti ta vidhte Naim Abazi, asaj kohe këngëtar aktiv dhe mjafatë i njohur për publikun.
Çifti, asaj dite e sot janë bashkë dhe shumë të lumtur.
Rrugën e muzikës, e morri edhe motra e Mihrijes, Lora, që edhe më tej këndon.
Të gjithë e njohin Naimin, ama a e njeh kush burrin e Lores?
Në fakt, ai ka zgjedhur të mos jetë fare i ekspozuar.