Mbretëresha e Britanisë së Madhe Elizabeth II u nda nga jeta në moshën 96-vjeçare në Kështjellën e Balmoral.
Ajo është monarkja më jetëgjatë në fron, post të cilin e mbajti për 70 vite.
Një tjetër kuriozitet nga jeta e Mbretëreshës është se ajo ka patur në dashuri mjaft të madhe për kafshët.
Mbretëresha 96-vjeçare kishte dy qenusha të rracës corgis, një qen dorgi dhe dy Cocker Spaniels.
Një ekspert i familjes mbretërore ka deklaruar për mediat se qentë corgis ishin dashuria e parë dhe më e madhe e Mbretëreshës.
Ajo i donte kafshët dhe i adhuronte qentë. Ajo gjithmonë e ka bërë këtë, ata ishin dashuria e saj e parë dhe do të jenë të fundit.
Edhe pse nuk ka pasur një plan zyrtar të publikuar se kush do të kujdeset për qentë e saj, eksperti ka deklaruar se për qentë do të kujdesen fëmijët e saj.
Unë mendoj se qentë do të merren nën kujdes nga familja, ndoshta Andrew pasi është ai që i dha asaj.