Të gjitha sëmundjet që kuron çaji nga levozhgat e qepës nga Anila Kalleshi

Të gjitha sëmundjet që kuron çaji nga levozhgat e qepës

Nëse levozhgat e qepës i keni hedhur pasi keni gatuar, keni bërë gabim! Shtresa e jashtme e tyre është e pasur me një pigment të njohur si kuercetinë. Ky pigment mban rrugët e gjakut të pastra, ul tensionin e lartë dhe trajton pagjumësinë.

Gjithashtu Kuercetina që gjendet tek lëkurat e qepëve shkatërron radikalet e lira.

Lëkurat e qepëve janë gjithashtu të pasura me antioksidantë, me fibra që luftojnë kancerin, mykun dhe pastron zorrën e trashë.

Çaji i përgatitur nga lëkurat e qepës ( hedhim ujë të nxehtë sipër lëkurave të qëruara dhe e lëmë 15 minuta, më pas e kullojmë dhe e pijmë para darkës) lufton edhe këto sëmundje:

Sëmundjet kardiovaskulare,

Sëmundjet e sistemit tretës,

Diabeti i tipit 2,

Mbipesha

Çaji i qepës nuk është i rekomandueshëm për gratë shtatzënë dhe ato lehonë.Anila Kalleshi