Të fjeturit vonë e fëmijëve, ne vendin tone është një traditë e vjetër që duhet mënjanuar. Fëmija deri në moshën 13 vjecc ka nevojë për 10 orë gjumë pa ndërprerje. Fëmijët duke fjetur pas orës 10 të darkës nuk i realizojnë 10 orë gjumë pa ndërprerje.
Mund të thuhet se fëmija fle në drekë dhe i kompeson orët e duhura. Jo nuk i kompeson pasi duhet të realizohen 10 orë rrjesht pa ndërprerje.
Përpiquni prindër edhe pse mund të jetë e vështirë në fillimet, por është e domosdoshme për shëndetin mendor dhe për atë fizik të fëmijës. Mos lakmoni gjumin e mbasdites por realizoni orarin tetë e darkës me gjashtë e gjysëm në mëngjes.
Po të realizoni këtë rregull të të fjeturit, do të shikoni se fëmija juaj do të jetë më i qetë e më i organizuar në sjelljet e tij me veten dhe me të tjerët. Lira Gjika