Tavë kosi me mish pule ( Receta gatimi nga Silvana Belishaku )
PËRBËRËSIT
1 pulë
1 lt kos
6 vezë
2 lugë gjelle me miell
50 gr gjalp
erza sipas dëshirës
PËRGATITJA
1. Presim pulën dhe e vemë të ziej me pak kripë, një gjethe dafine dhe pak vaj ulliri, më pas e vëmë pulën në tepsi dhe e skuqim me gjalp.
2. Në një enë rrahim vezët me kosin, më pas në tenxhere hedhim gjalp dhe zverdhim 2 lugë gjelle me miell, hedhim vezën me kos, i lemë sa të trashen duke i trazuar,
3. në lëngun ku kemi zier pulën shtojmë 2 lugë oriz, e ziejm, e hedhim lëngun në tepsi, shtojmë edhe kosin, hedhim kripë, e fusim në furrë 220 ° sa të marë ngjyrë. Ju bëftë mirë