Përbërësit
2 lugë gjelle vaj ulliri
2 thelpinj hudhër
1 lugë kafeje kripë
pak piper
400 gr kos
1 kungulleshkë (të prerë në pjesë të vogla)
Përgatitja
1
Në një enë kombinoni vajin e ullirit, hudhrat, kripën, piperin dhe i trazoni mirë. Më pas shtoni kosin dhe i trazoni përsëri.
2
Në një tigan me pak vaj ulliri shtoni kungulleshkat dhe i lini të skuqen rreth 5 minuta. Tani i shtoni tek ena ku hodhëm kosin dhe i trazoni mirë.
3
I përzieni mirë dhe para se ta shërbeni i shtoni pak majdanoz. Taratori është gati!