Supë Pule me Makarona të vogla

Përbërësit

2 lugë çaji gjalpë
1/2 qepë (e copëtuar)
1 karotë (e prerë në feta)
1 kërcell selino (i grirë)
5 filxhanë lëng pule
1 filxhan makarona (të vogla)
1 e gjysmë filxhanë mish pule (copa, të gatuara)
pak kripë
pak piper

Përgatitja
Shkrijmë gjalpin në temperaturë mbi mesataren.Gatuajmë qepën, selinonë, karrotat derisa të marrin ngjyrë kafe, për rreth 5 minuta.I lemë të vlojnë në lëngun e mishit (përafërsisht 4-6 gota lëng mishi pule) dhe i ziejmë me kapak sipër, derisa perimet të zbuten, për 10-15 minuta.Shtojmë makaronat dhe i ziejmë pa kapak derisa të zbuten.Hedhim pulën e copëtuar dhe e përziejmë ndërkohë që pula është e ngrohtë. I shtojmë majdanoz. E përziejmë me kripë dhe piper, për shije.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *