Supë me Kos

Përbërësit

60 gr oriz
800 ml ujë
10 gr kripë
60 gr miell
300 gr kos
1 kokërr vezë
40 gr gjalpë
10 gr nenexhik (i freskët i grirë)

Përgatitja
Lani orizin, hidheni në një tenxhere me ujë e kripë dhe gatuajeni për rreth gjysmë ore ose deri kur të zbutet.Përzieni miellin me kosin në një enë duke bërë kujdes që të mos krijohen kokrra, më pas shtoni vezën dhe përziejeni mirë. Shtoni disa lugë lëng nga tenxherja e orizit dhe përziejeni mirë, në mënyrë që masa të ngrohet.Më pas masën me kos hidheni në tenxhere dhe duke e përzier vazhdimisht dhe lëreni të ziejë për rreth 10 minuta.Shkrini gjapin në një tigan dhe hidhjani duke e përzier, supës. Shtoni erëzat.
Shërbejeni të nxehtë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *