Sula njeriu model kerkon grua pasi i ka vdekur bashkeshortja. E kam shtepin model

Një tjetër prezantim është shfaqur ditën e sotme në emisionin “Aldo Morning Show”, në Tv Klan. Bëhet fjalë për Sulejmanin nga Burreli i cili kërkon të gjejë një partnere për të bashkëjetuar sepse jeta e tij vetëm pa dikë është një disfatë e madhe. Ai ka 3 vajza të martuara dhe një djalë i cili jeton në Angli, ndërsa gruaja i ka vdekur pasi vuante nga anemia e theksuar dhe doktorët nuk kishin se çfarë bënin më për të. Sula kërkon një grua që të jetojnë bashkë vitet që i kanë ngelur dhe tregon se ka një shtëpi shumë të mirë, ku nuk i mungon asnjë gjë.

Sulejman Ruspi: Jeta ime ka qenë shumë e mirë, kam qenë në Ansamblin e Burrelit, këngëtar, valltar. Kam mbaruar një shkollë profesionale edhe për teknikë ndërtimi, në vitin 1969 dhe kam vazhduar punën në Burrel. Më pas doja të vazhdoja me sportin, ai ishte talenti im më i madh. U ftua me të rinjtë e Burrelit, pastaj kam luajt me Vlorën kur kam shkuar në Sazan të Vlorës, aty jam marrë me Ansamblin e Sazanit të Vlorës.

Unë u fejova me një gocë, Zylfie e quanin. Ajo ishte një grua shumë e mirë por vuante nga anemia e madhe dhe tre vite e kam shtruar tek spitali Nënë Tereza. Ishte një grua shumë e zonja, shumë e shkathët, shumë e mirë. Më tha doktori Sulë, tani sa më shumë t’i japësh kuraja gruas tënde. Unë e kuptova në moment se tha s’kemi çfarë i bëjmë. Në 31 Korrik jam martuar, rreth 20 e ca vite, pa e prishur asnjëherë, as unë, as ajo. Kam bërë 4 goca si zonja dhe 1 djalë. Gocat i kam të martuara të gjitha, kanë burra të përsosur, djalin e kam në Angli me letra të përhershme.

Në qoftë se unë do marr një grua të bashkëjetoj, shtëpinë e kam model, dy kat, e kam të shkëlqyer shtëpinë. Në qoftë se ajo do të vijë me mua do rrimë këtu, nuk do këtu, të shkojmë në Angli. Gruaja është e paçmueshme për mua, ai që nuk vlerëson gruan, për mua nuk është shqiptar. Fëmijët e mi më mbështesin dhe janë dakord që unë të bashkëjetoj me një grua tjetër, nuk kanë asnjë vërejtje. Unë vlerësoj të jetë e mirë, një grua e ndërgjegjshme dhe e pastër. Të më dëgjojë mua dhe unë ta dëgjoj atë. Të jetuarit vetëm për mua është një disfatë shumë e madhe, pa grua nuk ka jetë, edhe pa burrë nuk ka jetë. /tvklan.al