Stuhia me borë dhe erëra të forta godet Ballkanin në fundjavë, rrezikon shume edhe Shqipëria

Moti pritet të përkeqësohet me shpejtësi në orët në vijim, pasi stuhia “Carmel” do të godasë Ballkanin dhe kryesisht vendet Mesdhetare në fundjavë , me reshje të dendura shiu dhe stuhi , reshje bore dhe erëra të furtushme. Sipas Shërbimit Meteorologjik Kombëtar grek (EMY), i cili ka ngritur alarmin, moti i keq do të prekë Mesdheun juglindor ku priten reshje të dendura shiu, stuhi të forta, erëra të forta dhe lartësi të konsiderueshme dallge. Karakteristika kryesore e motit do të jetë i ftohti i ashpër dhe erërat e forta.

Harta tregon në nuancat e blusë masën e gazit polare që do të mbulojë pjesën më të madhe të Evropës Lindore dhe Ballkanit të shtunën më 18/12.