Teksa në Shqipëri, në këtë fillim qershori, temperaturat kanë shkuar mbi 35 gradë Celcius, në Kroaci reshjet e breshërit kanë trembur qytetarët. Një stuhi e fortë breshëri ka goditur Zagorjen në Kroaci duke shënuar kështu një nga stuhitë më të forta të regjistruara ndonjëherë në vend.
Gjithashtu, në zonën nga Kumrovec deri në Veliki Trgovišće ka pasur një sasi më të madhe të reshjeve në formë breshëri. Breshër në madhësinë e një arre ka rënë në zonën e Zagorske Selo, Jezera Klanječki dhe Zabok. Sipas banorëve, reshjet e breshërit në rrugë janë disa dhjetëra centimetra të larta.