Stuhi dhe shira po perfshijne te gjithe ballkanin keto dite. Dhe ne Greqi shirat kane bere permbytje te medha.
Selaniku është përfshirë nga shiu i rrëmbyeshëm. Shirat e dendur çuan në rrugë të përmbytura, uji mori makinat parkuara që u përplasën me vitrinat e dyqaneve.
Në zonat e përmbytura është ndalur përkohësisht qarkullimi, njoftoi policia rrugore.
Mot i lig u raportua edhe për zonën e Volosit në rajonin e Thesalisë.
Shira të dendur kishte mbi disa nga ishujt në detin Egje. Autoritetet paralajmëruan turistët që të mos hyjnë në ujë gjatë stuhisë.