Moti i keq ka përfshirë ditën e sotme vendin tonë, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme dhe përmbytje në disa aks kryesore.
Në qarkun e Elbasanit reshjet e dendura kanë vijuar për 30 minuta, me erëra të forta, shira të rrëmbyeshëm, breshër dhe vetëtima.
Në këtë qark ka patur edhe rënie gurësh nga lartësitë, si dhe pemë të rrëzuara nga era, të cilat kanë rrezikuar edhe jetën e qytetarëve.Fatmirësisht, nuk ka patur pasoja dhe lëndime njerëz.
Ndërkohë edhe në Tiranë, pak minuta shi kanë mjaftuar për të përmbytur rrugët, duke shkkatuar problematika në qarkullimin e mjeteve dhe këmbësorëve.