Ne nje studim te ri nje grup shkencëtarës britanikë në fushën e neurologjisë, publikuar në revistën Lancet, hedh dyshime se koronavirusi nuk prek vetëm rrugët e frymëmarrjes. Lodhja, konfuzioni, ankthi i shtuar, infarktet, etj, mund të jenë gjithashtu pasoja te reja te koronavirusit dhe duhet te jeni te kujdesshem sepse mund te semuresh vete dhe familjen tende.
Në studimin e kryer duke mbajtur nën mbikëqyrje 153 pacientë me Covid-19 është vënë re se shumë prej tyre kanë pasur mpiksje në pjesë të ndryshme të trupit. Veç mushkërisë, trombet janë krijuar edhe në tru, zemër e deri tek këmbët ndaj keto jane shenja te reja qe ka kaluar virusi ne nje mutacion te ri.
Ajo që ka shqetësuar mjekët është se janë krijuar disa trombe njëherësh, çka përbëjnë raste të rralla, prej të cilave ngjallen dyshime. Për të shpëtuar pacientët, në shumë raste është dashur përdorimi i ilaçeve të forta për hollimin e gja kut, që u kanë shpëtuar edhe jetën pacientëve.
Ekspertët i lidhin këto raste me koronavirusin, pasi përveçse shumica e pacientëve kanë rezultuar pozitivë në teste, por rritje tyre ka pasur pikërisht në muajt e parë të këtij viti në Britaninë e Madhe, kur ka qarkulluar Covid-19.
Ndaj ruani distancimin social.