Sipas një studimi, meshkujt të cilët janë tullacë janë më atraktivë dhe kanë vetëbesim më të madh.
Studiuesit në “Universitetin e Pensilvanisë” i kërkuan grupeve të studentëve meshkuj dhe femra që të vlerësonin fotografitë e njerëzve sipas atraktivitetit, besimit dhe dominimit.
Meshkujt tullacë ishin ata që dominonin në tri kategoritë. Pjesëmarrësit vlerësuan vazhdimisht burrat tullacë.
Burrat, flokët e të cilëve ishin të brishtë, cilësoheshin si më dominues dhe më të fortë se ata me flokë.
“Zgjedhja për të hequr dorë nga flokët e dikujt është ndoshta një formë e sjelljes joverbale, një formë shprehjeje që komunikon informacionin për veten, përndryshe është e vështirë për t’u vëzhguar”.
Kështu thotë studimi, duke shtuar se meshkujt tullacë mund të jenë më pak të kuptueshëm se ata me flokë.