Studimi i fundit i Britanik: Ja sa zgjasin pasojat e Covid-19 tek mushëkrite e të infektuarve

Në një studim nga Universiteti i Oksfordit, tek 10 pacientë u përdor një taktikë e re skanimi për të identifikuar ekfektet e covid që nuk duken nga skanimet konvencionale.

BBC shkruan se një gaz i quajtur ksenon u përdor gjatë skanimeve me rezonancë magnetike për të krijuar imazhe të dëmtimit të mushkërive. Ekspertët e mushkërive thanë se një test që mund të zbulonte dëmtime afatgjata do të bënte një ndryshim të madh për pacientët me Covid.

“Teknika e skanimit u përdor tek pacientë mes moshës 9 deri në 69 vjeçare”,- tha Prof Fergus Gleeson, i cili po udhëheq punën.

Sipas studimit tetë prej tyre kishin gulçim dhe lodhje të vazhdueshme tre muaj pasi ishin të sëmurë me koronavirus. Kjo pavarësisht se asnjë prej tyre nuk ishte pranuar në kujdes intensiv, ose kishte nevojë për ventilator dhe skanimet konvencionale nuk kishin gjetur probleme në mushkëritë e tyre.

Në tetë personat që treguan marrje fryme, skanimet treguan shenja të dëmtimit të mushkërive, duke nxjerrë në pah zonat ku ajri nuk rrjedh lehtë të gjak.

Rezultatet e kanë shtyrë Prof Gleeson të planifikojë një test me deri në 100 persona për të parë nëse e njëjta gjë është e vërtetë për njerëzit që nuk ishin pranuar në spital dhe nuk kishin vuajtur nga simptoma kaq serioze. Ai po planifikon të punojë me mjekë të përgjithshëm për të skanuar njerëzit që kanë rezultuar pozitivë për Covid-19 në të gjithë një grup moshash.

Ai beson se dëmtimi i mushkërive i identifikuar nga skanimet ksenon mund të jetë një nga faktorët që qëndrojnë pas Covidi-t të gjatë, ku njerëzit nuk ndihen mirë për disa muaj pas infektimit.

Studimi ka si qëllim të zbulojë nëse dëmtimi i mushkërive si pasojë e infektimit me koronavirus është i përhershëm, apo shërohet me kalimin e kohës.