Këngëtarja, Beatrix Ramosaj vazhdon të jetë aktive në rrjetet sociale, së fundmi, ajo ka lajmëruar ndjekësit e saj se është në përfundim të projektit të saj më të ri muzikor.
Puna për të duket se është përcjell me emocione të shumta nga ana e Trixës, përmes rrjeteve sociale ajo ka zbuluar se po ndihet e stresuar për shkak të këngës së re.
‘’Më ndiko’’ mban titullin kjo këngë, e cila pritet të publikohet së shpejti.
“Pse po ndihem kaq emocionale? E urrej! Mendoj që kënga do të dalë këto ditë dhe jam shumë e stresuar!”, ka shkruar Beatrix.
Në një tjetër status këngëtarja ka shtuar se aq shumë është mbushur me emocione, sa ka pësuar atak paniku.
“Isha aq e pushtuar nga emocionet sa fillova të qaj, situatë e ndjekur nga një atak paniku! E mrekullueshme! Zemra ime djema…”, ka shkruar ajo.