Në moshën 102-vjeçare, stër-stërgjyshja Pearl Taylor është ende në formë dhe e shëndetshme me një mendje të mprehtë dhe ka zbuluar se ajo ndjek një sërë gjerash çdo ditë për të qëndruar aq e mprehtë dhe e shëndetshme si edhe mendimet pozitive për jetën që ajo ka.
Në një vidjo që u bë virale ajo shpjegoi: “Unë me të vërtetë e dua veten dhe mendoj se shumica e njerëzve kanë një problem sepse ata nuk mendojnë për veten e tyre, ata mendojnë për gjithçka tjeter, por ju duhet të mendoni për veten tuaj së pari. Mendja është shumë shumë e fuqishme. Çfarëdo mendimi që mendoni, i mirë apo i keq, ai vjen nga mendja juaj dhe kështu materializohet, praandaj të menduarit pozitiv është shumë i rëndësishëm.”
Në një intervistë për Insajderin , gjyshja zbuloi një tjetër sekret të jetës së saj të gjatë, që është “gjeja me e mirë” që ndjek kur bëhet fjalë për dietën e saj.
Ajo përgatit çdo ditë, të gjitha vaktet për veten e saj, duke treguar se ka vite që nuk ka ngrënë ushqime me perime”.
Zakonisht mëngjesi i saj nis me banane të copëtuar dhe tershere, të ndjekur nga petulla të bëra me quinoa, fara liri dhe oriz pluhur. “Ky ritual i mirë më ndihmon me stomakun”, tha ajo.
Ndërkohë, dreka e saj është gjithmonë e lehtë me perime të stinës e supë dhe darka zakonisht përbëhet nga orizi dhe fasulet por gjithmon sasia eshte e paket sa nje grusht.
Kur bëhet fjalë për të qëndruar e hidratuar, ajo pi shumë ujë mineral dhe vetëm një filxhan kafe pa kafeinë në ditë.
Ajo gjithashtu tregon receten e “lëngut jeshil” të bërë në shtëpi, të cilin e bën duke përdorur aloe vera, selino, majdanoz, xhenxhefil, zarzavate pluhur dhe ujë, të cilin e pi para darke.
Ajo tha se i pëlqen të lahet në vaskë dhe kurrë nuk bëj dush. “Unë gjithmonë dua të shtrihem dhe të pushoj në vaskën time, ku shtoj disa lugë vaj ulliri si dhe kripëra Epsom”.
Kur bëhet fjalë për ushtrimet, Pearl zbuloi se stërvitja më intensive që bën është të ecë nëpër supermarketin e lagjes pasi është një dyqan gjigant dhe ajo ecen rreth tij për dy orë çdo fundjavë ne natyre.
Ndërsa e mban mendjen e kthjellët duke ndjekur lajmet cdo ditë deri natën vonë dhe nuk i le emisionet televizive pa parë. Megjithatë ajo tregon se ka bërë një “jetë të shkëlqyer”, të mbushur me shumë “argëtim dhe miqësi të shkëlqyera”. shiko.news