Kjo histori e pabesueshme vjen nga Ekuadori ku nje zonje e moshuar u shpall e vdekur dhe iu dorezua familjes per funeral.
Për spitalin nuk kishte dyshim se gruaja ishte e vdekur dhe për këtë arsye familjarët e saj po përgatiteshin për funeralin. Mirëpo disa orë më vonë, kur kishte tashmë 4 orë në arkivol para varrimit të afërmit zbuluan me tmerr se ajo në fakt po merrte frymë dhe lëvizi: ajo ishte ende gjallë. Tashmë e moshuara 76-vjeçare, ndodhet në spital, në gjendje të rëndë, por e gjallë.
Sipas djalit të gruas, e moshuara ka qëndruar në arkivol për katër orë, nga ora 14 deri në 18:00 të së njëjtës ditë dhe deri në momentin kur arkivoli është rihapur për të ndërruar shtrojen dhe është kuptuar se ajo ka ende shenja jetësore.
Sipas burrit, Zoti i dha asaj një shans të dytë, por specifikoi se në të gjithë këtë kishte kaluar kaq shumë pakujdesi në spital.