Fifi ka konfirmuar lidhjen e re me Adis Patushin. Ky është një emër i njohur për publikun pasi ka qenë bashkëshorti i Adrola Dushit, me të cilën ka një djalë. Ata u kapën duke u puthur në një koncert të këngëtares dhe videoja bëri menjëherë xhiron e rrjetit.
Pas këtij veprimi, Fifi është kujdesur që të dërgojë mesazhin e qartë përmes një postimi. “Shpirt i lumtur, jetë e lumtur”, është shprehur ajo. Këngëtarja duket se e ka kaluar periudhën e vështirë që ka kaluar brenda shtëpisë së Big Brother dhe pas daljes.