Soda bikarboni dhe mrekullia e saj
Nëse kemi një shqetësim, apo thjesht duam të trajtojmë veten tonë, mundohemi ta gjejmë zgjidhjen gjithnjë tek produktet kozmetike apo farmaceutike. Nuk e dimë që produktet tona ushqimore mbartin të gjithë “vlerat ushqyese” për lëkurën tonë, e jo vetëm. Njëra prej tyre është dhe soda e bukës. E përdornit vetëm për gatim, por pasi të lexoni dobitë e saj përdorimi i saj do të jetë më i gjerë.
Për të pasur lëkurë të butë
Kur bëni dush për të pasur një lëkurë që shkëlqen, hidhni në vaskën e mbushur me ujë sode dhe më pas lahuni në të. Kur të dilni do e ndjeni që lëkura juaj është më e butë dhe ju do ndjeheni më të relaksuar.
Për këmbët
Soda lufton kallot, zbut lëkurën, largon të kruarat dhe i çlodh. Receta është shumë e thjeshtë: hedhim pak sodë në një legen me ujë të ngrohtë dhe i mbajmë brenda për 10-15 minuta. Do e shihni që nuk do i ndjeni më të rënda dhe të lodhura.
Për fytyrën
Mos i besoni kur ju thonë se soda nuk i bën mirë fytyrës, përkundrazi ajo e bën atë më të butë dhe e hidraton. Përziejmë pak sode me ujë dhe e përhapim me mollëzat e gishtave në fytyrë duke e fërkuar dalëngadalë. Më pas e shpëlajmë me ujë të ngrohtë.
Për kujdesin e gojës
Soda është një produkt shumë i mirë edhe për shëndetin e gojës dhe të dhëmbëve tanë. Ajo parandalon shfaqjen e gurzave dhe kariesit si dhe i bën dhembet më të bardhë. Mbushim një gotë me ujë dhe hedhim në të pak sodë. Më pas bëjmë gargarë dhe e shpëlajmë gojën me ujë të pastër.Për dhëmbët mund të hedhim sodë në furçë dhe t’i lajmë.Njollat do te ikin dhe ata do shkëlqejnë më shumë. Kujdes! Mos e përdorni shpesh sepse mund të këtë efekte tek zmalti i dhëmbëve.
Për flokë të shëndetshëm
Soda e bukës nuk lejon formimin e zbokthit. Duhet hedhur pak sodë tek shampoja juaj e zakonshme dhe do e shihni ndryshimin.
Nese ky informacion ishte i dobishem per ju, te lutem SHPERNDAJE. Faleminderit smile emoticon
Shendetshem