“S’keni parë gjë akoma!”, meteorologët japin alarmin, ç’do ndodhi me motin këto javë

Në javët e fundit Evropa Perëndimore, por dhe pjesa jugore e kontinentit, është përfshirë nga stuhitë e dimrit. Në Ballkan u pa një ulje e temperaturave deri në -10 gradë celcius.

Sipas meteorologëve të AccuWeather, pritet që ky front që mbart stuhi me vete, do të jetë aktiv deri në fillim të pranverës. Stuhitë priten të udhëtojnë nëper Francë, më pas në Itali dhe më vonë në Ballkan, sidomos gjatë muajit mars.

Meteorologët kanë deklaruar se ky është një model i pazakontë për pranverën sepse stuhitë zakonisht lëvizin në drejtim të veriut të kontinentit në këtë periudhë të vitit.

“Kjo stuhi do të dobësohet deri në fund të pranverës, por do shkaktojë dëme në jug të kontinentit deri në maj”, tha meteorologu i AccuWeather, Tyler Roys.

Ai ka thënë se priten shumë reshje në rajon deri në muajin maj. Këto reshje do të sjellin me vete shumë lagështi, që do të sjelli shira të mëdha në gjithë Italinë dhe përgjatë bregut perëndimor të Gadishullit Ballkanik.