Sizmologut i njohur Edmond Dushi ka treguar 3 zonat me rrezikshmëri me të lartë nga tërmetet. Ato janë Durrësi, Elbasani dhe Dibra.
Ai eshte shprehur se:“Mund të themi që pjesë jugperëndimore e vendit për shkak të tërmeteve autoktonë/historikë, që janë aty dhe aktivitetit të vazhdueshëm tektonik që ka, ka vlera të theksuara të rrezikut sizmik. Ndërkohë pothuajse pjesa dërrmuese e zonës së kontaktit ku përfshihet Durrësi, Tirana dhe një pjesë e qyteteve që janë në këtë zonë kanë vlera mbi 03g ose 30 përqind të nxitimit të rënies së lirë që merret si kriter bazë për vlerësimin e rrezikut sizmik. Pra do të thotë që këto zona tashmë janë, nëse do ndërtohet me këtë standard, do të jenë më të mbrojtura në raport me dukuritë sizmike që alokohen në këtë rajon”.