Sizmiologu i njohur bën paralajmërimin e fortë pas tërmetit që ndodhi sot

Turqia sot u godit nga një tërmet me magnitudë 4.9 të shkallës Rihter gjatë paradites së sotme duke rikthyer frikën pas lëkundjeve të forta të 30 tetorit në Izmir.

Mesohet se Tërmeti pati epiqendër zonën e Malatyas në Turqi, dhe nuk raportohen dëme në njerëz apo në infrastrukturë përveç panikut tek qytetarët.

Referuar zonës ku ra tërmeti, sizmiologu i njohur turk Prof.Dr. Naci Gorur u shpreh se duhet bërë kujdes i madh në zonën përreth pasi mund të ketë lëkundje edhe më të forta, madje ai thote se bëhet fjalë për një pllakë tektonike, e cila përmes tërmeteve të ngjashme po e shtyn enërgjinë e akumuluar gjithnjë e më në veri duke rrezikuar kështu që në vijim të ketë një lëkundje shumë më të fuqishme.

“Bëhet fjalë për pllakën e Anadollit Lindor dhe siç e dini në këtë zonë kanë ndodhur tërmete shumë të fuqishëm në të shkuarën. Madje një vit më parë ndodhi tërmeti në Elazig, i cili i përket kësaj pllake. Për fat nuk ishte një lëkundje shkatërruese, por kjo nuk do të thotë që në vijim nuk mund të ndodhë një e ngjashme, pasi kjo zonë njihet për tërmete të fuqishëm“, u shpreh ai. /abcnews.al