Situata nuk është aspak e mirë/Tjetër tërmet diten e sotme.

Greqia nuk po gjen prehje nga tërmetet. Kreta mbetet më e goditura.

Një tjetër tërmet është regjistruar herët në mëngjes në këtë ishull me intensitet 3.9 ballë të shkallës Rihter. Sipas Institutit Gjeodinamik grek, tërmeti u regjistrua rreth orës 7 të mëngjesit, me epiqendër Lassithin.

Më konkretisht, tërmeti goditi 29 kilometra në lindje të Zakros, ndërsa thellësia e tij është vlerësuar në 20 kilometra. Në javët e fundit Kreta është goditur nga disa tërmete, fenomen që ka shqetësuar sizmologët.