Sinoptikania zbulon ndryshimet e motit javën qe vjen dhe ne fundjavë

Dita e sotme sjell diell dhe temperatura të larta në të gjithë territorin shqiptar. Sipas sinoptikanes Tanja Porja, vranësirat priten të jenë të pakta dhe kalimtare gjatë pasdites, ndërsa në zonat kufitare me Greqinë krijohen kushte për ndonjë rrebesh të shkurtër shiu në orët e vona të pasdites. Këto reshje do të jenë të izoluara vetëm në ato zona përcjell shqiptari.net.

Temperaturat sot pritet të arrijnë deri në 34°C, madje edhe pak më shumë në disa qytete të Shqipërisë së mesme dhe jugore.

Fundjava ruan të njëjtën tablo sinoptike. Mot kryesisht i kthjellët në zonat perëndimore, me vranësira të lehta dhe kalimtare në lindje. Nuk parashikohen reshje as në zonat malore, çka do të thotë se e gjithë fundjava do të jetë pa reshje.

Nga e hëna, nis shtimi i vranësirave, të cilat bëhen më të dukshme të martën, sidomos në pjesën e dytë të ditës. Vranësirat do të përfshijnë të gjithë territorin, ndërsa në lindje, verilindje dhe juglindje do të ketë rrebeshe afatshkurtra shiu. Pjesa tjetër e vendit do të ketë reshje të pakta dhe të shkurtra.

E mërkura stabilizon sërish kushtet e motit, me kthjellime dhe mot të qëndrueshëm në pjesën më të madhe të vendit.

Temperaturat

Fundjava sjell një rënie të lehtë dhe graduale të temperaturave, sidomos në mëngjes. Vlerat minimale në zonat malore do të zbresin deri në 10–11°C, ndërsa në zonat e ulëta dhe bregdetare (përfshirë Tiranën), temperaturat e mëngjesit do të jenë nga 14 deri në 17°C.

Në mesditë, temperaturat do të jenë më komode krahasuar me ditët e mëparshme. Maksimumi i fundjavës pritet të shënohet në Elbasan, Fier, Berat dhe Gjirokastër, rreth 33°C. Në Tiranë dhe Shkodër, do të jetë pak më freskët, me temperatura maksimale rreth 32–33°C, ndërsa në zonat malore dhe bregdetare mesatarisht 28–30°C.

Në fillim të javës së ardhshme, temperaturat do të vijojnë të bien lehtë deri të martën, kryesisht në mesditë. E mërkura sjell rënie në mëngjes, por një rritje të lehtë në mesditë me rreth 2 gradë. Pas së mërkurës pritet një tjetër rritje graduale e vlerave termike.

Rrebeshet e së martës do të jenë të përqendruara në verilindje dhe juglindje, ndërsa pjesa tjetër e vendit do të mbetet më e qetë.

Fundjava do të jetë përgjithësisht e këndshme, përjashtuar erën përgjatë vijës bregdetare, e cila në disa momente do të jetë e ndjeshme.

Ky ishte informacioni i plotë mbi kushtet atmosferike për ditën e sotme dhe ditët në vijim. Faleminderit që na ndiqni, shihemi sërish në mbrëmje!