Sinoptikania Lajda Porja ka bërë me dije se në vendin tonë ndryshe nga sa ishte komunikuar më herët, nuk do të ketë reshje shiu, ndërsa theksoi se intensiteti i erës që ka favorizuar edhe zjarret në vend, duke nisur nga sot do të ulet.
“Reshjet e shiut nuk do të kenë intensitet. Ka pasur vetëm pika shiu dhe reshja ka pasur vetëm në zonen lindore. Përmirësime ka patur me intensitetin e erës. Reshje në territor nuk ka pasur dhe nuki parashikohet të ketë. Vetem disa reshje të izoluara. Era është krtyesisht e lehtë dhe mesatare. Presim lajme të mira pasi fundjava parashikon dobësim të erës. Fundjava do tën jetë e qëndrueshme dhe me mot të kthjellët pa reshje”- u shpreh sinoptikania.
Po ashtu ajo tha se java në vazhdim do të sjëllë një ulje të ndjeshme të temperaturave ku maksimumi nuk do ti kalojë 36 gradë Celsius
“Kemi pasur një rënie të ndjeshme të temperaturave ku nga sot e në vijim termometri nuk do t’i kaljë 33 gardë maksimumi. Në fundjave pritet edhe një rritje e lehtë nga 33-36 gradë. Vranësirat që janë parë në vend kanë qenë vranësira nga tymi i Saharasë i bashkuar me tymin e zjarreve. Nuk janë vranësira që shkaktojnë reshje”- u shpreh ajo.