Temperaturat gjatë diteve te fundjavës në Shqiperi pritet të shënojnë 36-37 gradë Celsius.
Sinoptikanja Lajda Porja nga MeteoAlb, tregoi se zonat më të nxehta do të jenë Kopliku, Shkodra, Tirana, Gjirokastra, Elbasani, Berati. Në zonë të caktuara, do të kapërcehet dhe kjo vlerë.
Megjithatë, mëngjeset dhe mbrëmjet nuk janë më temperatura shumë të larta, janë lehtësisht mbi mesataren shumë vjeçare. Mesdita më pas është e nxehtë.
Nuk ka reshje shiu, me përjashtim mbrëmjen e së shtunës, ku priten rrebeshe të izoluara në veri-verilindje.
Pritet që i nxehti të na shoqërojë jo vetëm këtë fundjave, por dhe fillimin e javës tjetër. Sipas parashikimeve, më e keqja pritet javën që vjen, thotë Porja, që do të thotë se do të jenë ditë përvëluese për të gjithë.