Trupi ynë funksionon shumë mirë për të na treguar se diçka nuk po shkon siç duhet. Nxitësit e përditshëm të stresit si toksinat, dieta e pahijshme, gjumi i pamjaftueshëm dhe qëndrimi i keq në punë na pengojnë në arritjen e ekuilibrit. Është thelbësore “të dëgjojmë” trupin tonë në mënyrë që të jemi në gjendje të kuptojmë shenjat.
Por si ta kuptojmë se trupi ynë ka toksina?
Shpesh ju shqetëson fryrja
Trupi ynë duhet t’i nxjerrë toksinat çdo ditë. Përmes djersitjes, zbrasjes së zorrëve njëherë në ditë etj. Nëse trupi juaj nuk i nxjerr këto toksinat ato kthehen në qarkullimin e gjakut dhe mund të krijojnë “kaos”.
Keni erë të keqe të gojës
Era e keqe e gojës nuk është vetëm diçka që prish takimet e mbrëmjes, por gjithashtu mund të tregojë se jeni plot toksina. Mund të shkaktohet nga bakteret në gojë që lëshojnë aroma. Ajo gjithashtu lë të kuptohet se mëlçia dhe zorrët tuaja kanë një problem në eliminimin e toksinave. Filloni të pastroni edhe gjuhën për të eliminuar bakteret që mbulojnë gjuhën tuaj. Merrni barëra të freskëta si majdanoz ose koriandër, të cilat janë fantastike për detoksifikimin e mëlçisë.
Ju shqetësojnë erërat
Nëse keni reagime të forta ndaj aromave të tilla si parfume ose tymi, kjo mund të shkaktohet nga toksinat në trupin tuaj. Ne shpesh bëhemi tepër të ndjeshëm ndaj aromave të jashtme nëse mëlçia jonë ka një problem me eliminimin e toksinave nga trupi ynë. Kur rrugët e detoksifikimit janë të mbyllura, trupat dhe shqisat tona mund të shkaktojnë reagime si dhimbje koke dhe të vjella.
Nuk mund ta heqim peshën e tepërt
Ka shumë arsye pse nuk po humbni dot peshë pavarësisht mundimeve tuaja. Hormonet e çekuilibruara, dietat e dëmshme janë arsye. Toksina si dioksinat, PCB -të dhe shumë pesticide janë lipofile, që do të thotë se ato ruhen nga qelizat yndyrore në trupin tonë. Kur trupi është i mbingarkuar me to mund të jetë e pamundur të heqësh peshën shtesë. Living/al