“Ky variant ka simptoma pak më ndryshe se covid normal, nuk ka shumë temperaturë dhe kollë, por më shumë dhimbje koke, rrufë sekrecione hundësh, dhimbje fyti, ndaj dhe njerëzit e neglizhojnë, nuk i kushtojnë shumë rëndësi, nuk vënë në alert veten apo familjen. Duhet direkt të kontaktohet mjekja e familjes dhe të merren masa”.
Ndërsa tha se Delta është i ngatërrueshëm me gripin e zakonshëm, theksoi se ata qe kane marre vetëm një dozë dhe ata që e kanë kaluar natyrshëm COVID janë më të rrezikuar për t’u prekur.
“Varianti delta i ngatërrueshëm me gripin e zakonshëm. Është me i lehtë se covid. Ka vde kshmëri më të ulët.
Ata që e kanë kaluar në mënyrë natyrore kanë të njëjtin rrezik infektimi si varianti tjetër, sikur të mos e kishin kaluar. Te të va ksinuarit, ajo që ndryshon është se va ksina duhet e plotë me Deltën, të dyja dozat. Por po shkuan te terapia intesive situata e Deltas është e njëjtë me COVID”.
Sipas Alimehmetit tashmë virusi duket se nuk ka më hapësirë për të krijuar variante të tjera superngjitëse. “Ne sot nuk jemi më në mars 2020, sot nuk janë të gjitha shtetet njësoj disa shtete kanë nivele më të larta mbrojtjeje se disa të tjera. Gjithë pesha është sipër vak sinave. Te ne ka dhe një terren që është imuniteti natyror, plus vak sinat që i shtohen këtij terreni. Ne paguam një faturë me infektime të larta.
Virusi nuk duket se ka hapësirë akoma për të krijuar variante të tjera superngjitëse. Mutacionte janë të njëjtat që ndodhin në të gjitha shtetet e botës, nuk duket se ka shumë hapësirë për të shtyrë më tej për transmetueshmërinë”.
Duke nënvizuar se imuniteti natyror në Shqipëri është shumë i larta, Alimehmeti tha se duhet të presim një rritje rastesh në vjeshtë dhe dimër por që s’do të jetë një valë si ajo e vjeshtës e dimrit të kaluar. “Imuniteti natyror në Shqipëri është i lartë ndryshe nga Anglia ku bëjnë këto lloj studimesh. Ne do presim një rritje rastesh në vjeshtë dhe dimër por që shumë zor pritet që kjo të jetë një valë si ajo e vjeshtës dhe dimrit tjetër”.