Simptomat e para të kancerit të mushkërive që i ngatërrojmë shpesh me sëmundjet e tjera

Kur kanceri i mushkërive zbulohet mjaft herët, mund të shërohet. Kushtojini vëmendje simptomave të para të kancerit të mushkërive për të rritur gjasat e shërimit.

Te ndjehesh i semure shpesh

Nëse jeni shpesh i sëmurë, vuani nga të ftohtet, gripi ose bronkiti, arsyeja mund të jetë imuniteti i dobet, por edhe kanceri i mushkërive.

Simptomat janë të ngjashme me ftohjen, gripin dhe infeksionet. E vetmi ndryshim është shpeshtësia e simptomave dhe kohëzgjatja e tyre. Domethënë, nëse simptomat janë të pranishme për një kohë të gjatë, sigurohuni që të konsultoheni me mjekun tuaj për të përcaktuar nëse është apo nuk është kancer.

Kanceri i mushkërive e bën personin gjithnjë e më të ndjeshëm ndaj sëmundjeve dhe infeksioneve. Sistemi imunitar dobësohet, prandaj trupi nuk mund të mbrohet mirë kundër mikrobeve.

Humbja e peshes dhe e oreksit ne menyre te pashpjegueshme

Nëse vazhdimisht humbisni peshë pa shkak ,dhe ushqimi, i cili dikur ishte i shijshëm, befas bëhet i pështirë, është e rëndësishme të zbuloni shkaktarin e vërtetë të këtyre ndryshimeve.

Disa njerëz humbasin oreksin e tyre dhe thjesht harrojnë te hane, disa ndihen të sëmurë nëse hanë shumë ose hanë shumë shpejt. Nëse këto simptoma nuk ishin të pranishme më parë, sigurohuni që të kërkoni kujdes mjekësor.

Rritja jonormale e gjinjve tek meshkujt

Shtimi i gjirit mund të jetë një shenjë e një problemi serioz shëndetësor. Mund të ketë një rritje në vetëm njërin gji.
Shtimi i gjirit është diçka që duhet patjetër t’i tregoni mjekut tuaj. Mund të shoqërohet edhe me probleme shëndetësore shumë më serioze.

Lodhje

Kjo është gjithashtu një nga simptomat e para të kancerit të mushkërive. Kujtoni ndjesine e lodhjes gjatë gripit, temperaturës ose ftohjes. Lodhja e shkaktuar nga kanceri është konstante dhe nuk kalon as me qetesues.
Substancat që lirohen dhe udhëtojnë përmes qarkullimit të gjakut ndikojnë në nivelin e oksigjenit në trup, shëndetin e qelizave të kuqe të gjakut, gjëndrave të veshkave dhe pjesëve të tjera të trupit që janë përgjegjës për prodhimin e energjisë.

Lodhja mund të shkaktohet nga pagjumësia, puna jashtë orarit dhe shumë faktorë të tjerë. Nëse jeni vazhdimisht i lodhur për asnjë arsye, sigurohuni që të këshilloheni me një mjek.

Gishtat e sëmurë dhe të fryre.

Gishtat mund të jenë të fryra dhe nën thonj, dhe ju mund të ndjeni ënjtje, skuqje ose ngrohtësi. Ju gjithashtu mund të vini re dhe vështirësi në lëvizje.

Ndryshimi i frymëmarrjes

Nëse shpesh jeni të ngjrur, keni një kollë të thatë, keni kollitje deri në ngjyrë kafe, portokalli ose të kuqe dhe vëreni gjak në pështymë, sigurohuni që të këshilloheni me mjekun.

Dobësia e muskujve

Dobësia e muskujve ndodh kur substancat e dëmshme fillojnë të udhëtojnë përmes qarkullimit të gjakut dhe arrijnë muskujt. Nëse këto substanca janë përhapur në tru, mund të çojnë në demtimin e njeres ane te trurit.

Dhimbje kraharori, supesh, shpine dhe dhimbje barku.

Dhimbja e kraharorit shoqërohet me sulme në zemër, por njerëzit që nuk i përkasin grupit të rrezikut duhet të shohin një mjek për të përcaktuar nëse është kanceri i mushkërive.Ne nje nga 4 njerez ,ndodh qe dhimbja e gjoksit te jete simptoma e parë e kancerit të mushkërive.

©gatuajshendetshem/përktheu j.memeli/