Ka disa shenja të depresionit që shpesh mbeten pa u vënë re. Në shumë situata kjo ndodh ngase ne nuk i njohim shenjat që na paralajmërojnë se diçka nuk po shkon mirë.
Humbja e peshës, oreksit, koncentrimi më i ulët dhe përjetimi sa më i vogël i kënaqësive në jetë, janë simptoma të njohura që mund të tregojnë për depresion, megjithatë, nuk janë simptoma të cilat bëjnë pjesë në karakteristikat kryesore të depresionit.
Njerëzit depresiv shpesh ndjellin kujtimet e gjërave të këqija nga e kaluara në vend se të kujtojnë gjërat e mira dhe t’i kujtojnë ato fillimisht.
Në studimin e ri është kryer nga Universiteti Heinrich Heine në Dyseldorf dhe Universiteti Portsmouth, ku morën pjesë më shumë se 100 nxënës me forma të ndryshme të depresionit.
Nga ata u kërkua që të imagjinojnë veten në disa situata të ndryshme, me rezultate pozitive dhe negative. Hulumtuesit vërejtën këtë simptomë të rrallë: ata gjetën një lidhje reciproke në mes prirjes për të parashikuar dhe llojeve të depresionit.
Mjeku Gartmut Blank nga Universiteti Portsmouth tha se depresioni nuk është i lidhur ekskluzivisht me pamje negative të botës, vetes dhe të ardhmes, por dhe me një pamje negative të së kaluarës.
“Çdokush është subjekt i prirjes retrospektive për të parashikuar, por bëhet fjalë për një formë shumë specifike të depresionit. Ndërkohë që njerëzit që nuk kanë probleme me depresion kanë tendencë të mendojnë për aspekte pozitive për të kaluarën, te njerëzit me depresion është e kundërta”, thotë Blank.