Shefja e Epidemologjisë së ISHP-së, në një lidhje me skype gjate një emisioni, ka konfirmuar se edhe Shefja e Inspektoratit Shëndetësor Shtetëror, Vjollca Braho ka rezultuar e prekur me COVID.
“Është mirë për momentin, kam folur në telefon”, ka thënë mjekja Silva Bino pas pyetjes të bërë nga drejtuesi i emisionit, Denis Minga. Braho është shtruar ditën e sotme në spitalin e Sanatoriumit dhe po mbahet me oksigjen.
Por ajo nuk ka nguruar se theksuari se vendimi i vendosjes së detyrueshme te maskave në ambiente të mbyllura, është një element shumë i domosdoshëm që të mbron nga Covid-i, pasi lidhet me eksperimentet e bëra ditëve të fundit ku eshte vërtetuar qëndrimin e tij në ajër.
“Në qoftë se deri më përpara 1 javë ose 10 ditësh ka pasur shumë diskutime në lidhje me përhapjen ajrore, javës që shkoi OBSH e ka pranuar kete fakt bazuar në disa eksperimente.
Tashme dihet se përhapet nëpërmjet spërklave,gjate teshtitjes apo kolles dhe madje qëndron në ajër.
Ndaj fakti që njerëzit infektohen për herë të dytë ose të tretë tregon që nuk lë mbrojtje”, tha mjekja Silva Bino.