Si t’i beni rrobat e bardha pa pasur nevojë të përdorni zbardhues me kimikate ose klor

Rrobat e bardha kanë tendencë për t’u njollosur shumë lehtë me çdo lloj substance që vjen në kontakt me to ose, pasi përdoret shumë fillon të shfaqet në ngjyrë paksa të verdhë. Për të zbardhur rrobat tona ne pothuajse gjithmonë përdorim kimikatet që blejme në treg, veçanërisht ato që përmbajnë klor dhe kjo duket të jetë zgjidhja më e mirë për t`i rivene atë ton të bardhë dhe të pastër rrobave tona. Është e vërtetë se këto produkte funksionojnë në mënyrë efektive dhe e kemi si zgjidhje te kollajte por kimikatet e përdorura tek ato nuk janë aspak të shëndetshme e gjithashtu mund të dëmtojnë mjedisin rrethues.

Për të parandaluar aksidentet me produkte klori dhe të zbardhni rrobat në mënyrë më miqësore me mjedisin, atëherë do të ndajmë 4 metoda pastrimi me produkte natyrore që ju mund të zbardhin dhe t`i japin shkëlqim rrobave tuaja.

1.UTHULLA E BARDHE
Përveç se ndihmon në heqjen e njollave dhe papastërtisë, Uthulla e Bardhë është një produkt qe i mban rrobat e buta dhe te mos kenë nevojë të përdorin zbutes pëlhurash. Shtoni 1 filxhan uthull të distiluar të bardhë tek detergjenti tuaj dhe lani të zakonshëm. Për shembull nëse veshja juaj ka njolla në qafë, nën sqetulla apo zona të tjera, thjesht aplikoni uthull në zonën e prekur dhe le të veprojë te pakten një orë para shpëlarjes.

2.BIKARONAT SODIUMI OSE SODA E BUKES
Ky është një produkt që, përveç të qenit shumë i lirë, vepron thellë në pëlhurat, duke hequr njollat ​​dhe na jep butësinë e duhur rrobave. Cfare te bejme? Shtoni 1/2 filxhan sode buke në detergjentin tuaj dhe lani si zakonisht. Por Mos harroni të ndani gjithmonë rrobat e bardha nga ato me ngjyrë. Për njolla apo pika të forta qe nuk jane hequr, aplikoni direkt pak sode të përzier me lëng limoni.

3.PEROKSIDI HIDROGJENIT
Ndihmon të zbardhi dhe të mirembaje veshjet sepse nuk përmban klor. Në larjen normale, shtoni gjysem gote peroksid hidrogjeni -3% me detergjent normal ose mund ta perdorni gjithashtu direkt në njollë.

4.LENGU LIMONI
Ai pastron thellë, heq të gjitha llojet e papastërtive dhe e lë nje arome freskie. Provoni te Mbushni një tenxhere me ujë dhe disa feta limoni e pastaj zhytni rrobat për një orë përpara se t`i lani rregullisht.
Një tjetër alternativë e mirë është përgatitja e një lloj detergjenti me një lugë gjelle kripë dhe lëngu i dy limoneve. Në këtë përzierje i zhyt rrobat e pastaj i le të thahen në diell.