Përdorni këta trika të shkëlqyer dhe nuk do të gaboni më kurrë në zgjedhjen tuaj:
1. Kërkoni një njollë të verdhë në sipërfaqen e shalqirit
Keni vënë re një njollë në sipërfaqen e shalqirit? Ai përfaqëson vendin ku është shtrirë në tokë gjatë pjekjes. Shalqinjtë më të pjekur kanë një njollë të verdhë, ndërsa ato të bardha ose të gjelbra të lehta duhen shmangur sepse janë mbledhur para se të piqen. Mos blini as një shalqi që nuk ka asnjë të metë në sipërfaqe.
2. Shikoni kërcellin
Pastaj kushtojini vëmendje kërcellit. Në shalqinjtë e freskët kërcelli është i gjelbër dhe tek ata që qëndrojnë për një kohë të gjatë është pak i thatë dhe i verdhë.
3. Tingulli është vendimtar
Hapi i fundit është testi i “shtypjes”. Prekni shalqirin dhe kushtojini vëmendje tingullit – nëse ai “kumbon” dhe duket se rezonon pak, është pothuajse e sigurt që shalqiri është i pjekur dhe i ëmbël.